Siljanovska emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit: Xhevdet Hajredinin, Malinka Ristevka Jordanova si dhe Vlladimir Spiridonov

Siljanovska emëroi për anëtarë të Këshillit të Sigurimit: Xhevdet Hajredinin, Malinka Ristevka Jordanova si dhe Vlladimir Spiridonov

MARKETING

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën – eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin – ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin – ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.

MARKETING

Sample Image

Në krye të Këshillit të sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Anëtarë të Këshillit të sigurimit janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi; kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski; ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski; ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski; ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, si dhe Malinka Ristevska Jordanova, Xhevdet Hajredini dhe Vlladimir Spiridonov, të cilët sot u emëruan nga presidentja, në pajtim me kompetencat e saja kushtetuese.

Këshilli për siguri është trupi më i lartë këshilldhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili i shqyrton çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime në Kuvend dhe në Qeveri.

Mënyra e punës e Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, thirrja dhe mbajtja e mbledhjeve, zbatimi i qëndrimeve të marra, nismat e ndërmarra dhe mendimet dhe propozimet e dhëna, informimi për punën e vet, si dhe çështje të tjera lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës së Këshillit, janë caktuar me Rregullroen për punë të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbledhjet e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara mbledhjet mund të jenë edhe publike, për atë vendosë kreu i Këshillit.

MARKETING