Siljanovska – Varns: Partneritetin strategjik amerikano-maqedonas dhe aleanca në NATO janë të rëndësishme për stabilitetin në kohëra të sfidave të sigurisë
Marrëdhëniet ndërkombëtare, situata në NATO, BE dhe rajon, si dhe proceset reformuese në vendin tonë ishin temat e diskutuara në takimin e sotëm midis presidentes së vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Nicole Varnes, ushtruese e detyrës së shefes së misionit në Ambasadën e SHBA-së.
“Bashkëbiseduesit u përqendruan në çështjet maqedonase: proceset reformuese në gjyqësor, dixhitalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore. Për ta, modeli gjithëpërfshirës i vendimmarrjes dhe meritokracia në të gjitha sferat e jetës shoqërore, dhe veçanërisht në sistemin arsimor dhe në rekrutimin e administratës shtetërore dhe publike në nivelin më të lartë janë thelbësore, jo vetëm për integrimin tonë evropian, por edhe për prosperitetin e vendit.
Në kohë sfidash dhe rreziqesh sigurie, për të dyja palët, partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni, si dhe aleanca në NATO, janë të rëndësishme për stabilitetin”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Siljanovska-Davkovës.
Presidentja shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm me të njëjtën dinamikë dhe angazhim si me ambasadorin e mëparshëm të SHBA-së.

