Siljanovska-Davkova thirri seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë që do të mbahet nesër

Siljanovska-Davkova thirri seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë që do të mbahet nesër

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thirri seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë që do të mbahet nesër, të premten, më 1 gusht 2025, duke filluar nga ora 12:00.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë sipas detyrës zyrtare janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryeministër; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajlovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov.

Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska-Davkova, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski; drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva, dhe drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Stojançe Angelov.

MARKETING