Siljanovska Davkova realizoi takim me udhëheqësen e Observatorit Sizmologjik pranë FMN-së, Drogreshka

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot u takua me udhëheqësen e Observatorit Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup, Katerina Drogreshka.
Siç informojnë nga Kabineti, Drogreshka informoi për punën, aktivitetet dhe problemet e observatorit sizmologjik më të vjetër në vend, i themeluar në vitin 1957.
Drogreshka theksoi se observatori është në një situatë dramatike për shkak të mungesës së instrumenteve dhe stafit sizmologjik, duke u përballur me rrezikun e mbylljes së stacioneve sizmologjike të marra dhe të përdorura në kuadër të një projekti aplikimi.
Duke pasur parasysh rëndësinë kombëtare të Observatorit Sizmologjik, bashkëbisedueset shqyrtuan mundësitë për kapërcimin e problemeve të mëdha.
Presidentja theksoi rëndësinë për sistemin arsimor të Maqedonisë të programeve arsimore dhe punëtorive të organizuara nga observatori.
Të dyja mbështetën rritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit rreth rrezikut të tërmeteve dhe nevojën për mbështetje institucionale për kërkimin shkencor dhe aktivitetet e aplikuara në sizmologji.
Drogreshka e ftoi gjithashtu presidenten të vizitojë Observatorin Sizmologjik në Fakultetin Matematiko Natyror për të vëzhguar drejtpërdrejt situatën.