Siljanovska Davkova për inci’dentin me flamurin: Thirrja për urtësi, tolerancë dhe dialog është kyçe në momente të këtilla
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova përmes rrjeteve sociale e ka dënuar incidentin e djeshëm me rastin e festimit të Ditës së flamurit shqiptar, është përdhosur flamuri maqedonas.
Siç shkroi Siljanovska Davkova në profillin e saj në Fejsbuk, ky është akt i mosrespektimit të simboleve shtetërore, por edhe minim i drejtpërdrejt i unitetit të të gjithë qytetarëve të RMV-së që i simbolizon ky flamur.
“Veprimet e këtilla nuk kontribuojnë për ndërtimin e besimit dhe respektimit mes qytetarëve, por nxisin tensione dhe ndarje shtesë. Thirrja për urtësi, tolerancë dhe dialog është kyçe në momente të këtilla. Institucionet kompetente duhet të zbatojnë hetim për ngjarjen dhe të ndërmarrin masa përkatëse për personat përgjegjës”, shktoi ajo.
Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi se janë arrestuar tani për tani tetë persona të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme me rastin e festës së Ditës së flamurit shqiptar, ku u gris flamuri maqedonas. Toshkovski tha se katër prej tyre dyshohen në bazë të nenit 319 të Kodit penal, vepër për të cilën parashihet dënim me të paktën një vit burg.
Toshkovski tha se të gjithë janë të rinj, ndërsa njëri prej tyre është minoren. Njëri prej tyre është kapur duke djegur flamurin maqedonas, ndërsa një tjetër duke ulur flamurin. Katër personat e tjerë janë arrestuar pasi kanë marrë pjesë në një rrahje.