Siljanovska-Davkova në Takimin e shtatë të Komunitetit politik evropian në Kopenhagë

Siljanovska-Davkova në Takimin e shtatë të Komunitetit politik evropian në Kopenhagë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga sot po qëndron për një vizitë pune në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës, për pjesëmarrjen në Takimin e shtatë të Komunitetit politik evropian.

Siljanovska-Davkova, siç njoftuan nga kabineti i saj, do të mbajë fjalim në panel diskutimin e titulluar “Siguria dhe rezistenca – kërcënime tradicionale dhe të reja”, i cili do të drejtohet nga presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në takimin në Kopenhagë janë ftuar 47 shefa të shteteve dhe qeverive. Temat kyçe do të jenë lufta në Ukrainë dhe hapat e nevojshme për një Evropë më të fortë dhe më të sigurtë në një ambient të tensionuar gjeopolitik.

Duke marrë parasysh sfidat e shumta që përfshijnë operacione të koordinuara kibernetike, sabotim të infrastrukturës kritike dhe problemet me fluksin e migracionit, liderët do të diskutojnë mbi nevojën për përforcimin e bashkëpunimit. Fokusi do të jetë te nevoja e marrjes së përgjegjësisë më të madhe për mbrojtjen e vëtëvetes, si dhe forcimin e bashkëpunimit industrial dhe teknologjik.

Komunitieti politik evropian është një platformë me qëllimin kryesor të nxitjes së dialogut politik për të zgjidhur çështje me interes të përbashkët, për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Deri tani janë mbajtur gjashtë takime të tilla.

MARKETING