Siljanovska-Davkova: Kam nderin të jem mes mysafirëve të Makronit

Siljanovska-Davkova: Kam nderin të jem mes mysafirëve të Makronit

Kam nderin të jem mes mysafirëve të presidentit të Republikës franceze, Emanuel Makron i cili është nikoqir i ngjarjes globale e cila duhet të krijojë bazë për parandalim të pasojave afatgjata për të ardhmen e botës, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

MARKETING

“Së bashku me një numër të madh të liderëve botërorë, mes të cilëve edhe kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, biseduam për nevojën e arritjes së paqes me natyrën, si një prej parakushteve kryesore për mirëqenien e njerëzimit. E falënderoj presidentin Makron për pritjen e shkëlqyeshme me rastin e konferencës së tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin”, theksoi ajo.

MARKETING