Siljanovska Davkova ka pritur profesorë amerikanë dhe maqedonas, të cilët bashkëpunojnë në fushën e arkeologjisë

Siljanovska Davkova ka pritur profesorë amerikanë dhe maqedonas, të cilët bashkëpunojnë në fushën e arkeologjisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me profesorë nga Universiteti Hambolt në Kaliforni, të udhëhequr nga profesori Nik Angellov, me origjinë maqedonase dhe profesori Luben Tevdovski, nga Universiteti Goce Dellçev, udhëheqës i ekipit maqedono-amerikan që kryen kërkime arkeologjike në tokën maqedonase. Në takim morën pjesë edhe dekania e Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, prof. dr. Emilija Petrova-Gjorgieva dhe prof. dr. Verica Josimovska, drejtuese e Katedrës për Histori dhe Arkeologji.

MARKETING

Siç njoftoi sot Kabineti presidencial, profesorët e informuan presidenten për bashkëpunimin intensiv midis dy universiteteve në fushën e arkeologjisë dhe e prezantuan atë me gërmimet e vlefshme në zonat e Manastirit, Demir Kapisë dhe Ohrit.

Ata, përmes prezantimit të gjetjeve arkeologjike në revista profesionale të huaja dhe në media, promovojnë trashëgiminë kulturore maqedonase, duke gjeneruar interes të madh shkencor dhe më të gjerë për të, tha presidentja.

“Ajo e përshëndeti dhe inkurajoi aktivitetin shkencor arkeologjik maqedono-amerikan, duke e kualifikuar trashëgiminë tonë arkeologjike si një vlerë kulturore kombëtare dhe qytetëruese. Theksoi besimin se me ndihmën ndërkombëtare do të restaurojmë dhe do t’i bëjmë të disponueshme për publikun vendas dhe global artefaktet e shumta arkeologjike të zbuluara në tokën maqedonase”, thuhet në komunikatë.

MARKETING