Sileksi siguron gjysmëfinalen, eliminon Detonitin
Skuadra e Sileksit e ka konfirmuar rolin e favoritit dhe ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Detonitin me rezultatin 3:0. Golin e parë për ekipin nga Kratova e shënoi Dodev, teksa dy golat tjerë për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Aleksandar Vasoski i realizuan Angeleski dhe Piresh, duke e mbyllur kështu ndeshjen me triumf bindës 3:0 dhe kualifikim për në gjysmëfinale të Kupës.
Skuadra e Sileksit për një vend në finale do të përballet me Ohridin, të cilët nga kjo garë ditën e djeshme e eliminuan Vardarin. Kujtojmë se një vend në gjysmëfinale e ka siguruar edhe Shkëndija e Haraçinës. /SHENJA/

