Shumica e të vrarëve në spitalin e Gazës, “fëmijë dhe gra me gjymtyrë të humbura”

Shumica e të vrarëve në spitalin e Gazës, “fëmijë dhe gra me gjymtyrë të humbura”

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, dr. Ashraf Al-Qudra tha se shumica e viktimave të “masakrës” në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza ishin fëmijë dhe gra të masakruara, raporton Anadolu.

Në një postim në rrjetet sociale, Al-Qudra tha se në bombardim u vranë më shumë se 500 palestinezë.

“Masakra e Spitalit Baptist është e paprecedentë dhe e papërshkrueshme. Qindra viktima mbërritën në spital dhe ekuipazhet e ambulancës ende po mbledhin pjesë të kufomave”, tha ai duke shtuar:

“Shumica e viktimave të masakrës ishin fëmijë dhe gra, gjymtyrët e trupit të të cilëve u humbën. Disa nga viktimat mbërritën pa kokë, me mungesë të ndonjë pjese të trupit dhe organe të brendshme të dala jashtë”.

Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në vështirësitë që përballen autoritetet në trajtimin e të plagosurve.

“Numrat dhe llojet e plagëve nga sulmi në spital janë përtej aftësive të ekipeve tona mjekësore dhe ambulancave. Mjekët po kryenin operacione në terren dhe në korridoret e spitalit. Disa operacione u bënë pa anestezi”, tha ai.

Al-Qudra shtoi se “një numër i madh i të plagosurve nga bombardimet në spital janë ende në pritje të operacioneve dhe pjesa tjetër e ekipeve mjekësore po përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre në kujdesin intensiv”, duke theksuar se “kanë mbetur vetëm edhe disa orë mundësi për trajtim”.

MARKETING