Shumë shpejt, në WhatsApp mund të dërgoni mesazhe edhe pa internet

Shumë shpejt, në WhatsApp mund të dërgoni mesazhe edhe pa internet

WhatsApp po krijon një opsion të ri që përdoruesit të ndajnë imazhe, dokumente etj pa qenë të lidhur me interneti. Sipas WABetaInfo, gjithçka që do të shpërndahet do të jetë e mbrojtur me kodet e sigurisë.

Fotografitë e shpërndara të versionit të fundit beta në Android tregojnë çfarë nevojitet që të funksionojë ky opsion.

Për ta aktivizuar, WhatsApp duhet të identifikojë pajisjet pranë që gjithashtu e kanë këtë opsion. Kjo është e njëjta mënyrë funksionimi në sistemet Android që lejon skanimin për të shpërndarë foto, video etj me Bluetooth.

Aplikacioni do të kërkojë miratim për të hyrë në sistem si dhe një leje për vendndodhjen që të përcaktojë nëse pajisjet e tjera janë brenda zonës së shpërndarjes.

MARKETING