Shuhen shpresat për Evropian, Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina

Shuhen shpresat për Evropian, Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina

Kampionati evropian i viti 2024 mbetet i paarritshëm për Maqedoninë e Veriut, pasi mesditën e sotme u mposht nga Ukraina me rezultatin 2:0, në duelin e vlefshëm për eliminatoret e këtij kompeticioni.

Pjesa e parë dhuroi futboll kualitativ në fushë me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste për të shënuar. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 30-të kur një gabim të Atanasovit para portës e shfrytëzon Sudakov, i cili godet fortë drejt portës, teksa Serafimov ia ndërron kahjen topit duke e dërguar në këndin e kundërt ku ishte ku ishte portieri Stole Dimitrievski.

Pamje të njëjta edhe në pjesën e dytë, me futbollistët e përfaqësueses së vendit të cilët krijuan shumë raste, mirëpo pa arritur që t’i finalizojnë me gol. Këtë gjë më së miri e shfrytëzuan ukrainasit të cilët në minutat shtesë shënuan edhe golin e dytë me anë të Karavev.

Pas kësaj disfate përfaqësuesja e vendit renditet e katërta me 7 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Italia në vendin e tretë, mirëpo kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kujtojmë që 3 ditë më vonë në Strumicë, Maqedonia e Veriut përballet me Armeninë në një ndeshje kontrolluese.

Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING