Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit

Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit

Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin nga funksioni prokuror publik i RMV-së i parashtruar nga Qeveria. Mbledhja, siç informoi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, është shtyrë për shkak të mospasjes së kuorumit – mungesë e tre anëtarëve dhe për gjithçka më tutje do të informohet publiku.

Propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski është pika e dytë e rendit të ditës së seancës 22, e cila fillimisht ishte caktuar për më 18 mars, por Këshilli e shtyu për shkak të zisë shtatëditëshe të shpallur pas tragjedisë e cila ndodhi në Koçan.

Afatet për shqyrtimin e propozimit për shkarkim të Kocevskit ende vijojnë dhe Këshilli do të duhet ta shqyrtojë propozimin më së voni javën e ardhshme.

Kryeministri Hristian Mickoski, deklaroi dje se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndalet për momentin deri aty ku gjendet.

“Në këtë moment, duke marrë parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë ta ndalojmë atë procedurë aty ku është, sepse vlerësojmë që prokurorët që po punojnë konkretisht në rastin që ka ndodhur në Koçan duhet të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre, t’u japim mundësi të bëjnë punën e tyre. Kur thashë se jemi të kënaqur, realisht kam parë se ka pasur një aksion dhe punë të përbashkët në mes të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, që ka rezultuar me sigurimin e 34 personave që kanë edhe dyshimin më të vogël për lidhje me këtë rast”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për fillimin e ndërtimit të parkut në lagjen Radishan.

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Kocevski i cili u zgjodh në këtë pozitë para një viti, ndërsa mandati i tij zgjat gashtë vjet. Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas konkluzionit nga mbledhja e 50-të e Qeverisë, e përgatiti Propozim-mendimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik.

Kocevski, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore kanë ekzistuar rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt i interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai është dashur të dijë dhe të përjashtohet. Prokurori republikan Kocevski e mohon akuzën se ka vepruar jashtëligjshëm duke theksuar se e ka ndjekur ligjin dhe afatet në të.

MARKETING