Shtyhet ndeshja kualifikuese e Botërorit, shkak një virus

Shtyhet ndeshja kualifikuese e Botërorit, shkak një virus

Frikë në Japoni për një virus bakterial. Gjithsej, 941 rastet e STSS (sindroma e shokut toksik streptokoksik) kanë detyruar konfederatën aziatike të futbollit, të shtyjë ndeshjen që duhej të luhej të martën e ardhshme midis kombëtares japoneze dhe Koresë së Veriut.

Nuk dihet ende se kur do të luhet ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026, e cila ishte planifikuar të mbahej në Phenian. Vendimi duket se është marrë për shkak të mos-gatishmërisë së Federatës së Futbollit të Koresë së Veriut për të pritur stafin e Japonisë, pikërisht nga frika se virusi mund të përhapet edhe në vendin e tyre.

MARKETING