Shtyhet greva e kontrollit të trafikut ajror, Boçvarski garantues i marrëveshjes së arritur

Shtyhet greva e kontrollit të trafikut ajror, Boçvarski garantues i marrëveshjes së arritur

Pas pesë orë negociatash në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje parimore mes sindikatës së kontrollit të trafikut ajror dhe menaxhmentit të M-Nav.

Tash për tash greva po shtyhet dhe nuk do të ketë ndërprerje në komunikacionin ajror.

Sindikata thonë se është arritur një marrëveshje për çështjen që sipas tyre është më e rëndësishmja në gjithë këtë situatë, që është marrja në punë e një firme konsulente që do të kryejë në mënyrë profesionale një analizë funksionale për të përmirësuar funksionimin e ndërmarrjes.
Ndër të tjera, në takim u arrit marrëveshje që në periudhën e ardhshme të punohet në ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet, deri në përgatitjen e studimit që do të japë drejtimet e ardhshme për zhvillimin e kompanisë.

Ministria e Transporteve premtoi se do të jetë garantuese për zbatimin e kërkesave të Sindikatës.

Sindikata thonë se janë të kënaqur me atë që është arritur në takim si marrëveshje parimore, por shtojnë se nëse këtë herë nuk respektohet premtimi do të aktivizohen sërish dhe nuk do të bëjnë më asnjë lëshim.

MARKETING