Shtrenjtohet ngrohja qendrore për 2.500 konsumatorë të EMV Energjetikë dhe Shkup Veri

Nga 1 marsi, për 5,17 për qind rritet çmimi për konsumatorët e energjisë ngrohëse të EMV Energjetikë, ndërsa për 5,25 për qind shtrenjtohet ngrohja qendrore për shfrytëzuesit e Shkup Veri – Energji ekolink, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Bëhet fjalë për konsum të përgjithshëm prej 2.500 konsumatorë.
“Kur e kumtuam çmimin për sistemin më të madh, përmes të cilit me ngrohje qendrore furnizohen mbi 95 për qind të amvisërive, paralajmruam se edhe këto dy kompani kanë parashtruar kërkesë për korrigjim të çmimit. Është e njohur se për shkak të ngjarjeve komplekse gjeopolitike, çmimi i gazit natyror në bursat botërore është rritur, më saktë në kuartalin e fundit të vitit të kaluar ka rritje prej 16 për qind, që është edhe shkaku kryesor për këtë vendim”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Këto dy kompani, shtoi, kanë parashtuar kërkesë për korrigjim të çmimit gjatë muajit shkurt, pas çka KRRE ka kryer analiza adekuate dhe në bazë të kësaj, ka marrë vendime për korrigjim të çmimit për konsumatorët të energjisë ngrohëse për EMV Energjetikë dhe Shkup Veri – Energji ekolink, që do të hyjë në fuqi nga 1 marsi.
Siç informoi, KRRE sot në seaancë kryesore ka marrë edhe vendim për ndarjen e dy licencave për kryerjen e veprimtarisë energjetike për prodhimin rregullator dhe furnizimin e energjisë ngrohëse të Energji ekolink SHA Shkup, ndërsa procedura për dhënien e licencave për distribuim është në vijim.
“Fjala është për ngrohtoren e njohur në opinion si Shkup Sever, e cila pradokohe është ndërmarrë nga investitor privat dhe ka filluar procedurën për licencimin përfundimtar të kompanisë, që më shumë se 20 vjet kryen veprimtari publike. EMV qëndron në qëndrimin e saj se çdo realizim i investimeve, që nënkuptojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe zgjerimin e rrjetit me qëllim rritjen e konsumit, mbështetet pa rezervë, aq më tepër që bëhet fjalë për mënyrë ekologjike dhe më ekonomike të ngrohjes, që reflektohet në faturat e ngrohjes, të cilat janë më të ulëtat. Analizat tregojnë se nëse të gjithë të shkyqurit nga ngrohja, përsëri kyçen në sistem, faturat do të ulen për rreth 10 për qind”, theksoi Bislimoski.