Shtetet e Bashkuara me pako tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 350 milionë dollarëve

Shtetet e Bashkuara me pako tjetër të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 350 milionë dollarëve

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojë një pako me ndihma Ukrainës, pra bëhet fjalë për një pako me armë në vlerë prej 350 milionë dollarëve.

Pakoja e fundit përfshin lloje të ndryshme të municionit, predha për sistemin raketor HIMARS, rezervuar për derivate dhe anije, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu do të ketë mjete të blinduara që lëvizin me shpejtësi të madhe, dhe kanë të montuar sistemin raketor me predha anti-tank.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “Rusia mund t’i japë sot fund luftës, po të dëshironte”.

E sipas tij, derisa një gjë të tillë nuk e bën Rusia, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainë për aq sa është e nevojshme.

Shtetet e Bashkuara deri më tani i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainë në vlerë prej mbi 32.5 miliardë dollarë – pra në fillimi i pushtimit rus.

MARKETING