Shtëpia e Bardhë i bën thirrje amerikanëve të largohen nga Libani
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se amerikanët në Liban duhet të largohen për sa kohë fluturimet janë ende të disponueshme.
“Ne duam të sigurohemi që ka ende opsione komerciale të disponueshme për amerikanët për t’u larguar, dhe ata duhet të largohen tani ndërsa ato opsione janë të disponueshme,” tha Kirby për programin “Good Morning America” të ABC News, duke shtuar se zyrtarët amerikanë kanë qenë vazhdimisht në kontakt me homologët izraelitë.
Gjithashtu Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas një intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban.