Shtatë personat e lënduar nga zjarri në Koçan do të transportohen në Spanjë

Shtatë personat e lënduar nga zjarri në Koçan do të transportohen në Spanjë

Dy spitalet publike në Madrid të Spanjës do të marrin për trajtim shtatë persona të lënduar nga zjarri i tmerrshëm në një lokal nate në qytetin e Koçanit të Maqedonisë, të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti, njoftuan të përditshmet spanjolle “ABC Madrid” dhe “20Minutos”, duke cituar informacione të konfirmuara nga zëdhënësi i qeverisë spanjolle, Miguel Angel Garcia Martin.

Nga shtatë transferimet që priten së shpejti, pesë do të shkojnë në spitalin në “La Paz” dhe dy në spitalin Getafe, i cili është një qendër e njohur ndërkombëtarisht për trajtimin e djegieve. Së shpejti pritet ardhja e këtyre pacientëve dhe spitalet kanë gjithçka gati për ta.

Gazeta spanjolle në edicionin e djeshëm, ndër të tjera, thekson se numri i të vdekurve në këtë incident është mbi 50, ndërsa numri i të lënduarve i kalon 150. Nga flakët apo tymi kanë humbur jetën të rinj, mes të cilëve edhe futbollisti 25-vjeçar Andrej Lazarov. Ai, si të tjerët, vdiq duke u përpjekur të shpëtonte njerëzit e tjerë në klubin e natës.

Gazeta “20Minutos” raporton se repartet e djegieve të spitaleve publike në La Paz dhe Getafe do të presin në ditët në vijim shtatë persona nga Maqedonia e Veriut, të cilët u lënduan rëndë nga zjarri që shpërtheu gjatë një festë në një lokal nate në qytetin verilindor të Koçanit fundjavën e kaluar. Ky incident tragjik mori jetën e afro 60 personave, u lënduan mbi 155 persona në shkallë të ndryshme dhe çoi në 15 arrestime për shkak të kushteve të parregullta në klubin e natës./Telegrafi/

MARKETING