Shqiptohen 31 sanksione për autobusë që kryejnë transport të nxënësve

31 kundërvajtje në trafik, ndërsa një automjet është dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, është epilogu i aksionit të djeshëm policor mbi automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 06.00 deri në ora 10.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
MARKETING
“Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB.