Shqiptohen 202 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 202 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Sanksionohen 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në territorin e shtetit gjatë ditës së djeshme, informojnë nga MPB-ja.

“Prej tyre pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 130 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 72 shoferë jashtë vendeve të banimit” njoftojnë nga policia.

Nga atje, përkujtojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

MARKETING