Shqiptohen 197 kundërvajtje trafiku në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 197 kundërvajtje trafiku në Shkup, 93 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 197 kundërvajtje, prej të cilave nëntëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

Pesë masa janë shqiptuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq).

 

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING