Shqiptarët ia marrin valles në sheshin kryesor të Athinës: Flamuj, këngë dhe veshje kuqezi për 28 Nëntor

Qindra shqiptarë janë mbledhur në sheshin “Sindagma” të Athinës për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë.
MARKETING
Ata kanë kërcyer valle tradicionale shqiptare dhe kanë valëvitur flamujt kuqezi, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytetin grek.
Shqiptarët anembanë botës kremtojnë këtë ditë të shënuar që përkujton ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë konsiderohet një fitore e madhe jo vetëm kundër sundimit osman, por edhe kundër synimeve të monarkive fqinje ballkanike për copëtimin e vendit.
Kjo ditë simbolizon rezistencën dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve kudo në botë.