“Shqiponjat” në “EURO 2024”, ja kur do të hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Europian

“Shqiponjat” në “EURO 2024”, ja kur do të hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Europian

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të kualifikohet për herë të dytë në histori në Kampionatin Europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani i magjishësm Sylvinho presin tashmë të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre në këtë turne fantastik.

Shorti i EURO 2024 do të hidhet në datën 2 dhjetor. UEFA do të organizojë ceremoninë në këtë datë, në orën 18:00, në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off. Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë.

MARKETING