Shqipëria kompletohet, Jasir Asani i bashkohet grupit të Silvinjos

Shqipëria kompletohet, Jasir Asani i bashkohet grupit të Silvinjos

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Sfida të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024: e para në “Air Albania” (17 qershor) dhe tri ditë më vonë në transfertë.

Kristjan Asllani është lojtari i fundit që i është bashkuar grupit të Sylvinhos.

Ndërkohë që të dielën në mbrëmje mbërriti edhe Jasir Asani nga Koreja e Jugut. Seanca e sotme stërvitore do të zgjasë rreth 80 minuta.

Ndërkohë që përpara zbritjes në fushë, lojtarët kaluan rreth 80 minuta në palestër, aty ku kryen disa ushtrime izometrike dhe fizioterapi.

Sylvinho i ka ndarë lojtarët në dy skuadra, pasi kërkon të shohë se cilët do t’i përshtaten më shumë ideve të tij për ndeshjen ndaj Moldavisë.

MARKETING