Shqipëri, dronët turq “Bayraktar” monitorojnë situatën mbi zjarret

Dronët turq “Bayraktar” TB2, që janë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë përfshirë në operacionet e monitorimit të situatës nga zjarret në Shqipëri, transmeton Anadolu.
Sipas autoriteteve shqiptare, këta dronë janë përdorur për të vlerësuar nivelin e rrezikut, ndërkohë me anë të tyre sigurohen të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.
“Dronët Bayraktar TB2 të Forcës Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e forcave dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, ka shkruar në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në një nga reagimet e tij dje mbi situatën nga zjarret në vend.
Informacioni i siguruar nga përdorini i dronëve në fjalë përdoret nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së flakëve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me rrezik të lartë dhe sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.
Në fillim të muajit mars të vitit 2024, dronët turq “Bayraktar” TB2 mbërritën në Shqipëri, duke u bërë pjesë e forcave të armatosura, si një produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi dhe në kuadër të modernizimit të ushtrisë shqiptare si anëtare e NATO-s.