Shqipdona Mazari: UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që nuk pranoi kurrë zhdukje

Shqipdona Mazari: UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që nuk pranoi kurrë zhdukje

Në fjalimin e saj emocionues gjatë protestës së organizuar në Shkup, Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, theksoi rolin dhe rëndësinë historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtjen dhe çlirimin e popullit shqiptar.

Ajo vuri në dukje se UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese, por një ushtri çlirimtare që lindi si domosdoshmëri historike dhe luftoi për lirinë, dinjitetin dhe mbijetesën e shqiptarëve.

Sipas Mazarit, UÇK-ja ishte përgjigjja e natyrshme e një populli që nuk pranoi kurrë zhdukjen dhe as nënshtrimin, ndërsa ata që e udhëhoqën këtë luftë nuk mund të etiketohen si kriminelë.

“Të nderuar të pranishëm, shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, bashkëluftëtarë të kujtesës sonë historike. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të artikuluar fjalë, por për të rikthyer në vetëdijen tonë të përbashkët një kapitull të shenjtë të historisë sonë”, u shpreh ajo.

Mazari theksoi se çdo pjesëmarrës në protestë përfaqëson një gur themeli të lirisë, ndërsa foli edhe nga perspektiva personale si bijë dëshmori.

“Unë, si bijë dëshmori, qëndroj para jush me emocion, ndjenjë përgjegjësie dhe me një plagë të pashërueshme. Emocioni im është një simfoni krenarie. UÇK-ja është përgjigjja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën këtë luftë nuk ishin kurrë kriminelë”, deklaroi ajo.

MARKETING