Shporta minimale sindikaliste për muajin gusht është 65.507 denarë

Vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin gusht 2025 është 65.507,00 denarë që paraqet rritje prej 179,00 denarë në krahasim me korrikun, kur ka qenë 65.328,00 denarë. Krahasuar me periudhën para heqjes së masave aktive qeveritare, shporta është rritur për 2.816,00 denarë ose 4,49 për qind, njofton Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë.
Nga LSM thonë se me një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet totale në gusht arrijnë 80.882,00 denarë.
Në kategorinë ushqim dhe pije, vlera për gushtin është 24.064,00 denarë që paraqet një rritje prej 382,00 denarë në krahasim me korrikun. Krahasuar me periudhën e mëparshme, pas heqjes së masave, kjo kategori shënon rritje prej 2.584,00 denarë ose 12,09 për qind.
Nga kategoritë e tjera, siç thonë nga LSM, shpenzimet për veshmbathje dhe këpucë u ulën për 114,00 denarë, për higjienën personale ka një rënie prej 74,00 denarë, ndërsa për transportin ulet për 16,00 denarë.