Shpë’rthimi rrënon ndërtesën në Rusi, 4 vik’tima e 4 të pla’gosur
Katër persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u lënduan si pasojë e një shpërthimi gazi që shkatërroi një ndërtesë në Rusinë jugore.
Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes në qytetin Cherkessk në rajonin Karachay-Cherkessia, i cili kufizohet me Gjeorgjinë.
Forcat e policisë kanë nisur një hetim penal për ngjarjen, duke dyshuar se ka pasur një shkelje të sigurisë, shkruan A2.
Shpërthimet e gazit në ndërtesat e banimit janë të zakonshme në Rusi. Në gusht, një shpërthim gazi shkatërroi një pjesë të një ndërtese banimi pesë-katëshe në malet Ural, duke vrarë 11 njerëz.