Shpërthimi i tritolit trondit Sarandën, shkatërrohet hoteli dhe dëmtohen objektet përreth

Shpërthimi i tritolit trondit Sarandën, shkatërrohet hoteli dhe dëmtohen objektet përreth

Një sasi tritoli ka shpërthyer në Sarandë në një hotel dy katësh.
Ndërtesa që prej vitit 1996 në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., është rrëzuar dhe si pasojë janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të hotelit.

Policia bën me dije se që prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli.

Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e ngjarjes.

MARKETING