Shpërthen vullkani në Gadishullin Reykjanes të Islandës

Shpërthen vullkani në Gadishullin Reykjanes të Islandës

Një vullkan në Gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe hi, njoftuan zyrtarët vendas, raporton Anadolu.

Autoritetet treguan se vullkani nxori llavë dhe hi si rezultat i shpërthimit që ndodhi pas disa lëkundjeve, duke vënë në dukje se ky ishte shpërthimi i 6-të i vullkanit që nga dhjetori i vitit 2023.

Më tej, autoritetet theksuan se ndikimi i shpërthimit ishte i kufizuar në mbylljen e disa rrugëve dhe thanë se ende nuk kishte ndonjë kërcënim të madh.

Vullkani Fagradals, i cili gjendet në Gadishullin Reykjanes dhe i aktivizuar në vitin 2021, filloi të nxjerrë llavë pas 6 mijë vjetësh. Ky ishte shpërthimi i parë vullkanik në Reykjanes pas 781 vjetësh.

MARKETING