“Shpërbëhet” Brooklyni, Duranti i bashkohet Suns
Brooklyn Nets mbeti pa dy yjet më të mëdhenj në vetëm pak ditë – pasi Kyrie Irving dhe Kevin Durant u larguan nga ekipi.
Në një lëvizje befasuese, Durant do ta vazhdojë karrierën në radhët e Phoenix Suns, të cilët tashmë kanë bërë “treshen e tyre të madhe”.
Duranti do t’i bashkohet Chris Paulit dhe Devin Bookerit te Suns, për ta bërë një nga skuadrën favorite për titull.
Në marrëveshjen mes dy klubeve, Phoenix dërgoi Mikal Bridges, Cam Johnson, Jae Crowder, zgjedhjet e rundit të parë më 2023, 2025, 2027 dhe 2029 në Brooklyn, dhe opsionin që Nets të shkëmbejnë një zgjedhje me ta më 2028.
Së bashku me Durant, TJ Warren gjithashtu kaloi te Phoenix.