Shorti vendos: Shkëndija përballet me Samsunsporin në play-off

Shorti vendos: Shkëndija përballet me Samsunsporin në play-off

Shkëndija do të përballet me Samsunsporin turk në raundin plej-off të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Ky është një moment historik, pasi Shkëndija bëhet klubi i parë nga Maqedonia e Veriut që arrin në këtë fazë të një gare evropiane. Ndeshjet e play-offit do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt. Takimi i parë do të luhet në Shkup, ndërsa ai i kthimit do të zhvillohet në Turqi. Shkëndija hyn si ekip jo bartës, por ka përvojë të mirë në garat evropiane dhe synon të bëjë një paraqitje të fortë. Ndërkaq, Drita e Gjilanit do të përballet me Celjen nga Sllovenia, gjithashtu në raundin play-off të Ligës së Konferencës. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për klubet tona në skenën evropiane.

MARKETING