Shorti: Derbi në Madrid, Barcelona sërish kundër Benfikës

Shorti: Derbi në Madrid, Barcelona sërish kundër Benfikës

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 12:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Shorti i sotëm ka filluar me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar të bëhet para atij të Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze janë ato mes Real Madrid-Atletico Madrid, Bayern Munich-Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain-Liverpool.

Barcelona, Interi dhe Arsenali ishin skuadra më me fat në këtë short.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Club Brugge – Aston Villa

Borussia Dortmund – Lille

Real Madrid – Atletico Madrid

Bayern Munich – Bayer Leverkusen

PSV Eindhoven – Arsenal

Feyenoord – Inter

Paris Saint-Germain – Liverpool

Benfica – Barcelona

 

Çiftimi i çerekfinaleve

Fituesja e çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë çerekfinale kundër fitueses së çiftit Feyenoord-Inter. Nëse kalon më tej, Interi do ta luajë ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi.

Skuadra që do të luajë në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve do të jetë fituesja e çiftit PSV Eindhoven-Arsenal / Atletico Madrid-Real Madrid kundër fituesit të çiftit Paris Saint-Germain-Liverpool / Club Brugge-Aston Villa.

Ndërsa fituesja e çiftit Barcelona-Benfica / Borussia Dortmund-Lille do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër fitueses së çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen / Feyenoord-Inter.

MARKETING