Shkupjani vdes nga goditja e rrymës derisa ishte duke kositë barin

Shkupjani vdes nga goditja e rrymës derisa ishte duke kositë barin

Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari nga Shkupi ka humbur jetën në oborrin e tij përderisa ka qenë duke koritur barin me një makinë kositëse të improvizuar.
“Më datë 25.05.2024 në orën 20.45 në SPB Shkup është denoncuar se në oborrin e shtëpisë familjare në rajonin e Bit Pazarit, përderisa V.P (66) nga Shkupi, ka kositur barin me kositëse të improvizuar është goditur nga rryma elektrike dhe ka vdekur”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.
Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.
Me urdhër të Prokurorit Publik është kryer obduksion ku është konfirmuar arsyeja e vdekjes.

MARKETING