Shkupjani tenton t’i vë flakën shtëpisë së tij, pengohet nga fqinjët

Shkupjani tenton t’i vë flakën shtëpisë së tij, pengohet nga fqinjët

MPB njofton se sot (12.08.2024) në ora 05:00, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë arrestuar personin A.M (32) nga Shkupi.

Ai dyshohet se rreth orës 03:30 pas një debati të mëparshëm me babain e tij 55-vjeçar, në oborrin e shtëpisë familjare i ka vënë flakën një motori në pronësi të nënës së tij.
“Sipas denoncimit, ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë, por është penguar nga fqinjët. A.M është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

MARKETING