Shkupi rezistoi, por Shkëndija mori pikët në Strugë!

Shkupi rezistoi, por Shkëndija mori pikët në Strugë!

Shkëndija e Tetovës ka mundur 2:1 FC Shkupin në ndeshjen e prapambetur të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që patën raste por nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës. Rezultati u zhbllokua në minutën e 57-të, kur Ribeiro shënoi për epërsinë 1:0 të Shkupit.

Goli i pranuar i mobilizoi tetovarët, të cilët nisën menjëherë kërkimin e barazimit. Ky erdhi në minutën e 72-të, kur Fetai realizoi me kokë për 1:1.

Shkëndija vazhdoi presionin dhe vetëm tetë minuta më vonë, Latifi shënoi golin e përmbysjes, duke vulosur fitoren 2:1 për kuqezinjtë. Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 30 pikë, ndërsa FC Shkupi mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë të arkëtuar. /SHENJA/

 

MARKETING