Shkupi pret Makedonija GP, synon kthesën në kampionat

Shkupi pret Makedonija GP, synon kthesën në kampionat

Kampionati vendor i futbollit vijon sot me sfidën hapëse të javës së 7-të, ku FC Shkupi do të presë në stadiumin e Çairit ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit. Ndeshja nis në orën 15:30.

Bardhekaltrit ndodhen në një moment delikat, pasi kanë pësuar gjashtë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në këtë sezon. Kriza e rezultateve ka rënduar atmosferën brenda skuadrës, e cila sot do të kërkojë me çdo kusht kthesën, përballë tifozëve të saj.

Mysafirët nga Gjorçe Petrovi vijnë me një bilanc paksa më pozitiv, me dy fitore dhe katër humbje në gjashtë ndeshjet e para. Edhe ata synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të shfrytëzojnë momentin e vështirë të Shkupit.

Takimi pritet të jetë mjaft luftarak, me të dyja skuadrat që kanë nevojë për pikët e plota për të përmirësuar pozitat në renditje. /SHENJA/

MARKETING