Shkupi ndër pesë qytetet me ajër më të ndotur në botë
Shkupi sot në mëngjes është ndër pesë qytetet e para më të ndotur në botë me indeks të ndotjes 175, njoftoi platforma “IQAir”. Ajri në kryeqytet ka hyrë në kategorinë “i pashëndetshëm”.
Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 14.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Nga qytetet e rajonit, më afër Shkupit është Sarajeva (vendi i gjashtë).
E sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, mbrëmë në mesnatë në të gjitha komunat e Shkupit ndotja e ajrit me grimcat PM10 është mbi përqendrimin e lejuar prej 50 miligramë për metër kub ajër.
Ajri të ndotur ka edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Kavadar dhe Kumanovë.