Shkupi ndaj Rabotniçkit do të luaj të hënën

Shkupi ndaj Rabotniçkit do të luaj të hënën

Këtë fundjavë nis sezoni i ri 2023/24 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Skuadra e Struga Trim Lum që njëkohësisht me mjaft sukses po na prezanton edhe në Europë, ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojë në terren vendas përballë Gostivarit. Kjo ndeshje në program është të dielën, kur do të zhvillohen edhe 4 përballjet tjera, derisa ndeshja ndërmjet dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe FC Shkupit në arenën “Todor Proeski” do të zhvillohet të hënën.

Deri te ky ndryshim ka ardhur me kërkesë të skuadrës nga Çairi, që sot në Sofje do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Levskit, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Duke pasur parasysh se ndeshja zhvillohet në mbrëmje, skuadra “bardheblu” në Shkup pritet të rikthehet të premtën.

Shkëndija edicionin e ri do ta nis me transfertën në Ohër ndaj debutuesve të Voska Sport, Brera në Strumicë do të mirëpret Vardarin, Bregallnica do të takohet me Sileksin, përderisa Tikveshi do të jetë nikoqir i Makedonija GJorce Petrovit. Të gjitha ndeshjet luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 17:00.

MARKETING