Shkupi me regjim të posaçëm në komunikacion

Shkupi me regjim të posaçëm në komunikacion

SPB Shkup i njofton qytetarët se sonte prej orës 19 do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm në komunikacion në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së marshit protestues.

“Marshi protestues do të fillojë në Sheshin ‘Maqedonia’, ndërsa në orën 19:30 do të vazhdohet me lëvizjen drejt Kuvendit të RMV-së në rr.’11 Tetori’, më pas nëpër rr.’Filipi i Dytë i Maqedonisë’, në të majtë përgjatë bul.’Goce Dellçev’ deri para Qeverisë së RMV-së në bul.’Ilinden’.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat të cilat do t’i japin nëpunësit policorë.

MARKETING