Shkupi humb nga Pelisteri, thellon krizën edhe më shumë

Shkupi humb nga Pelisteri, thellon krizën edhe më shumë

Skuadra e Shkupit ka humbur duelin nga Pelisteri në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-t në elitën e futbollit vendor. Ekipi i drejtuar nga trajneri Minas Osmani u mund me tre gola të shënuar fillimisht nga Petkovski, më pas realizoi edhe Ristevski, teksa i fundit që vulosi rezultatin final ishte Bulatoviq. Me këtë humbje, Shkupi vazhdon ta thellojë krizën, duke qëndruar në fund të tabelës me vetëm një pikë të tubuar, teksa Pelisteri mban pozitën e 10-të dhe deri tani ka grumbulluar 14 pikë. Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 14-t, teksa e njejta ishte paraparë fillimisht të luhej të shtunën, por për shkak të kushteve klimatike u zhvendos për të martën. Xhiroja e radhës në kampionat dhe e 15-ta në program nis nga dita e premte me duelin Sileksi – Arsimi nga ora 13:00.

MARKETING