Shkupi humb nga Brera, e mbyll gjysmësezonin me vetëm 1 pikë

Shkupi humb nga Brera, e mbyll gjysmësezonin me vetëm 1 pikë

Skuadra e Shkupit ka pësuar humbje nga Brera në xhiron e fundit të gjysmësezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Çairit u mposht me rezultat 3:1 nga ekipi i Strumicës, duke e mbyllur kështu gjysmësezonin me vetëm një pikë të grumbulluar gjatë 16 ndeshjeve të luajtura. Ndërkohë në program të ditës së sotme ishte edhe një duel tjetër që u zhvillua në kryeqytet, aty ku Sileksi triumfoi ndaj Rabotniçkit me shifrat bindëse 0:3. Xhiroja e fundit dhe e 16-ta për këtë gjysmësezon mbyllet nesër me ndeshjen Arsimi – Pelisteri që do të luhet në Gostivar, duke nisur nga ora 13:00.

MARKETING