Shkupi fiton Voskan, triumfon edhe Shkëndija, Struga dhe Gostivari

Shkupi ka arritur të fitoj duelin shqiptar të luajtur në qytetin e Ohrid, duke triumfuar përballë Voska Sportit me rezultat 3:2 në ndeshjen e luajtur për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Të parët që hapën rezultatin në këtë takim ishin vendasit, që realizuan në sekondat e para të ndeshjes me Marushiq, përderisa Shkupi e riktheu rezultatin, duke shënuar tre herë me Sahitin, Dudun dhe Voshan. Voska gjeti edhe një gol me autor të njejtë, Marushiq nga penalltia, por vetëm për të ngushtuar shifrat finale në 3:2. Ndërkohë triumf ka marrë edhe Shkëndija që në Tetovë mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me supergolin e Erald Çinarit që e realizoi në minutën e 59-të. Kampionët në fuqi fituan Rabotniçkin falë golit të Kamberit në të 50-tën. Skuadra Gostivarit është rikthyer te triumfi, pasi mposhti Vardarin me rezultat 2:0, përderisa në dy ndeshjet tjera Tikveshi mundi Bregallnicën me shifra 2:1 dhe Brera – Sileksi u mbyll me barazim 1:1.

MARKETING