Shkupi fiton Brera Strumicën me golin e Luan Abazit

Shkupi fiton Brera Strumicën me golin e Luan Abazit

Skuadra e Shkupit ka fituar duelin me Brera Strumicën me rezultat 1:0 në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së shtatë në elitën e futbollit vendor. Golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për Shkupin e realizoo Luan Abazi, i cili në minutën e 69-të u gjend shumë para portës së Breras, duke çuar topin në rrjetë. Ky gol doli të jetë vendimtar, pasi deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, me Shkupin që arkëtoi tre pikë nga ky duel. Kjo ishte ndeshja e vetme që u zhvillua ditën e sotme, ndërkohë pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen nesër, me Shkëndijën që luan në transfertë me Sileksin, Voska Sport është mysafire e Rabotniçkit, Struga do të luaj në udhëtim me Bregallnicën, Gostivari do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Tikveshi takohet me Vardarin.

MARKETING