Arijan Ademi: Do të luajë për Maqedoninë, e kemi mundur Gjermaninë dhe Italinë, nuk kemi frikë nga askush!

Arijan Ademi: Do të luajë për Maqedoninë, e kemi mundur Gjermaninë dhe Italinë, nuk kemi frikë nga askush!

Njëri nga futbollistët kryesor te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga ekipi përfaqësueses. Mesfushori shqiptar mungoi në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimeve dhe pas saj kishte disa spekulime për të ardhmen e tij, por Ademi në një intervistë për “Germaniak” ka treguar se historia e tij me përfaqësuesen e vendit nuk ka përfunduar.

“Vendosa të vazhdoj të luaj për ekipin përfaqësues. Unë dua, mundem dhe do të luaj. Kam folur me seleksionuesin, ai do që unë të jem aty dhe do të jem. Është e vështirë për mua të them lamtumirë sepse atje është një grup i madh njerëzish, ne luajmë për vendin tonë, jemi kualifikuar në Kampionatin e fundit Evropian dhe duam ta bëjmë edhe një herë, edhe pse nuk jemi në një grup të lehtë ”, ka thënë Ademi.

Favoritet kryesore në grup për Euro 2024 do të jenë Anglia dhe Italia, të ndjekura nga Ukraina, Maqedonia dhe Malta.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e thjeshtë, por tashmë kemi mundur Gjermaninë, Italinë dhe nuk kemi nga kush të kemi frikë. E di që italianët do të jenë veçanërisht të motivuar kundër nesh sepse i kemi përjashtuar nga Botërori, por edhe ne do të jemi të motivuar dhe besojmë se mund të arrijmë një tjetër fitore të madhe”, ka thënë Ademi në një intervistë për “Germaniak”.

Kujtojmë se në muajin mars do të nisin eliminatoret për Kampionatin Europian 2024.

MARKETING