Shkupi dorëzohet, nuk do ta luaj ndeshjen ndaj Sileksit?

Skuadra e Shkupit nuk arriti të sigurojë një fushë ku do ta zhvillonte ndeshjen e parë si vendas në Ligën e Parë, kështu që edhe pse ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht, takimi kundër Sileksit është anuluar.
Pas paralajmërimeve se në opsion ishin fushat në Kumanovë, Gostivar apo edhe në Strumicë, në fund Shkupi ka vendosur ta anulojë ndeshjen. Arsyeja e vërtetë për këtë vendim për momentin nuk është e qartë, duke ditur që Shkupi para ndeshjes së parë të këtij sezoni mezi arriti të regjistrojë 15 futbollistë profesionistë.