Shkupi dhe Arsimi pësojnë disfata

Shkupi dhe Arsimi pësojnë disfata

Mesdita e kësaj të hëne nuk ka rezultuar e mirë për dy skuadrat shqiptare, Shkupin dhe Arsimin, të cilët pësuan disfata në ndeshjet e luajtura në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Arsimi i Çegranit u mund në Gostivar nga Brera e Strumicës me dy golat e Petroviqit dhe Stojanovit, duke regjistruar kështu disfatën e dytë në gjysmësezonin pranveror. Ndërkohë, edhe skuadra e Shkupit ka marrë një tjetër humbje në kampionat, duke u mundur nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 3:0. Xhiroja e 18-të në Ligën e Parë do të mbyllet nesër me duelin e vetëm që do të luhet në Kumanovë, aty ku Bashkimi do të takohet me Pelisterin.

MARKETING