Shkup, regjim i veçantë i qarkullimit
Sot, me fillim nga ora 11:00, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbahet protestë para Qeverisë në bulevardet “Ilinden” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”. Nëse paraqitet nevoja për ridrejtim, qarkullimi do të devijohet nëpër rrugët përreth, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për këto arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
MPB apelon te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

