Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit rrugës për në Vodno

Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit rrugës për në Vodno

MPB njofton qytetarët se nesër (26.03.2023), duke filluar nga ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar atletike, do të merren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në malin Vodno.

 

“Rruga e lëvizjes së garës atletike është nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në Manastirin Shën Panteleimoni dhe anasjelltas. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB-Shkup do të marrë masa për zhvendosjen e trafikut nëpër rrugët përreth. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja”, thuhet në kumtesën e MPB-së.|

MARKETING